1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bankat raportojnë për para të falsifikuara në Prishtinë, këto janë monedhat që po qarkullojnë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të martën dhe mërkurën është raportuar për dy raste të evidentimit të parave të falsifikuara në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dhe është raportuar nga zyrtari i një banke, i cili ka deklaruar se nga klientë të ndryshëm ka pranuar shumën prej 268 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

- Advertisement -

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 28.12.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se, nga klient të ndryshëm të bankës ka pranuar një shumë prej 268 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

Në rastin tjetër, zyrtari i një banke ka raportuar në polici se ka pranuar 194 monedha metalike nga 2 euro dhe 44 monedha nga 1 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 29.12.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se kishte pranuar 194 monedha metalike nga 2 € dhe 44 monedha nga 1 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, ka bërë të ditur policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit