1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bardhyl Meta: “Profeti” Albin Kurti dhe besimtarët e “Dhiatës së Re” të emëruar në borde

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pas emërimeve në borde të disa prej njerëzve të LVV-së.Meta thotë se Ligji i sapo aprovuar nga “Qeveria” Albin Kurti: Ka dy kategori Qytetarësh: (1)“Atyre që Ju beson Qeveria” dhe (2) “*Atyre që s’ju beson Qeveria”!Ai tutje duke ironizuar e quan profet Albin Kurtin ndërsa të zgjedhurit nëpër borde besimtarëve të Dhiatës së Re të VV-së.

- Advertisement -

Postimi i plotë :

Ligji sapo aprovuar nga “Qeveria” Albin Kurti: Ka dy kategori Qytetarësh: (1)“Atyre që Ju beson Qeveria” dhe (2) “*Atyre që s’ju beson Qeveria”!Rozeta Hajdari, paska shpjeguar e sqaruar të gjithë qytetarët (kupto: mëkatarët) që s’po i kuptojnë drejtë dhe ashtu si duhet veprimet e “Prijësit” dhe “Profetit” Albin Kurti, me rastin e emërimeve të “besimtarëve të Dhiatës së Re të VV-së” në disa Borde.
Me qenë se shkarkimet dhe emërimet e “Pranverës së Re” do të vazhdojnë, Ministrja Rozeta Hajdari, mes tjerash, sqaron dhe “argumenton”, se të emëruarit janë:

“Njerëz që ju beson Qeveria, dhe që nuk vjedhin”! (Deklarata në foro1.)
Shkurt, paska hy në fuqi Ligji i “aprovuar” nga qeveria e “VV-së” dhe Albin Kurtit, se:
“Ka dy kategori Qytetarësh:
(1)“Atyre që Ju beson Qeveria Kurti”, dhe
(2) “*Atyre që s’Ju beson Qeveria Kurti”!
*Sqarim shtesë rreth Ligjit: Kategoria dytë (2), ku hyjnë “të gjithë ata që s’janë VV”, ligji e saktëson në pjesën e dytë, se “Vetëkuptohet tjerët janë hajna, dhe se “vjedhin, përderisa s’janë VV”!

- Advertisement -

Kaq!
Tani, për Ju që se kuptoni çfarë është “Besimi” si kategori në të cilën po thirret Glauku, Haki Abazi dhe në rastin konkret znj. Ministre Rozeta Hajdari, dhe prej nga buron kjo kategori e re Ligjore (Atyre që “Ju beson Qeveria”) dua t’Ju sqarojë se:

Ju keni shansin që t‘hyni në kategorinë (1) “E Para”, pra në kategorinë e atyre me “gjakun e pastër – VV”, dhe të keni mundësi të punësoheni e përparoni me kusht që ta lexoni me vëmendje, pjesën që po e sjell më poshtë nga “Programi i VV-së” Versioni 2012 dhe botimi i Ri 2020, të cilin po e sjell në vazhdim.Janë pak rreshta, mjafton ti lexoni, mësoni përmendësh dhe përsërisni kudo:***
“Besimi, i dhënë si një dhuratë nga “Prijësi” (a.Kurti), përfundon në njohjen e “Prijësit”, si t’vetmës instance të përndritur që na udhëzon. Dhe në ecje e sipër, na fisnikëron!Prijësi ynë, Albin Kurti, dëshiron që njeriu “ta njohë të vërtetën” dhe kështu (mëkatari) të çlirohet nga çdo verbëri, padituri dhe mëkat. Ky është mësimi qendror i Albin Kurtit, i autorëve të Dhiatës së Re – për Republikën e III-të të VV-së!Mos harroni, mëkatar: Se ajo që “nuk shihet” besohet mbi bazën e asaj që shihet. Dhe kuptimi i asaj që shihet varet në besimin dhe shpresën e asaj që nuk shihet.
Besimi dhe shpresa e dikujt në aftësinë për të njohur, për t’u besuar shqisave të tij, mendjes së tij dhe zbulesës së “Prijësit” së tij, janë baza e çdo njohurie.Lëvizja, u krijua që qytetari të njohë Prijësin e vërtetë: Jo vetëm të besojë në Atë dhe të shpresojë në Atë, por ta njohë Atë dhe kështu ta dojë dhe t’i shërbejë vetëm Atij.O “Prijës” i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; Dhe këta – mëkatarët – e kanë njohur se ti më ke dërguar. Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta…*Autorë: Glauku; (ish)Dardan Molliqaj;Haki Abazi(New),Rozeta dhe “Joani” (17:3, 25-26)***
Zoti na ndihmoftë, nga pamendësitë dhe padrejtësitë e myhibëve, që qorrazi ndjekin “Prijësit”.Bardhyl Meta
Prishtinë, 03,04,2020

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit