10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“Përplasen” live në emision Bekim Haxhiu i PDK-së e Haki Abazi: “Kërko falje ose të padis“, “shihemi në gjykatë”

Rekomandime

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit, Haki Abazi ku tha se deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu- Kamishi e ka përfunduar fakultetin në “Karaçi” në Pakistan, ka bërë që të reagon ashpër zyrtari i partisë së drejtuar nga Veseli.

- Advertisement -

Ai është lidhur live në emisionin “Debat Plus”, me ç’rast edhe i ka prezantuar diplomat e marra, ku dy prej tyre i ka marrë në UP dhe atë të doktoratës në Tiranë.

“Pres që z. Abazi të kërkoj falje punlike për këto shpifje, ose ndryshe do të paditet. Pres që në këto momente të kërkoj falje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Abazi tha se nuk i kërkon falje, për faktin se Bekim Haxhiu, nuk e ka demantur më herët një gjë të tillë.I dyti i Qeverisë së Kosovës tha se është i gatshëm të shihet në gjykatë, raporton Gazeta Blic.“Fakti që ka diploma të UP-së, nuk do të thotë që Kamishi nuk ka diplomë të marrë nga Pakistani”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit