7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Barnat që po përdoren për trajtimin e pacientëve me koronavirus, u dëshmuan të suksesshme edhe në Kosovë

Rekomandime

Mjekët dhe firmat farmaceutike në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një ilaç që mund të ndalojë virusin vdekjeprurës, i cili tani ka vrarë më shumë se 8.200 njerëz.

- Advertisement -

Ilaçet tashmë në përdorim që fillojnë nga HIV deri te artriti reumatoid, malarja, gripi dhe madje edhe Ebola janë pretendentë seriozë dhe po testohen për të parë se si mund të ndihmojnë pacientët e infektuar me COVID-19.

Këto dy ilaçe janë dëshmuar të suksesshme edhe në Kosovë, ku numri i të infektuarve ka arritur në 20. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka bërë të ditur se sot është aktivizuar edhe Plani i Reagimit Kombëtar për menaxhimin e situatës së krijuar gjersa ka konfirmuar se gjendja e të gjithë të infektuarve është e mirë. Vitia ka përmendur dy barna që sipas tij po tregohen të suksesshme në trajtimin e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

Por cilat janë këtë dy ilaçe:

- Advertisement -

Remdesivir është një ilaç anti-viral që funksionon në thelb të njëjtën mënyrë si favipiravir – duke ndaluar një virus të riprodhohet.

Ajo u zhvillua rreth 10 vjet më parë nga kompania farmaceutike Gilead Sciences me qëllim që ajo të shkatërronte virusin Ebola. Sidoqoftë, u la mënjanë kur dolën kandidatë të tjerë, më të mirë.

- Advertisement -

Ilaçi tani po testohet tek pacientët me koronavirus në Kinë dhe në Universitetin e Nebraska, raporton CNN.

Favipiravir – është përbërësi aktiv në një ilaç të grupit të quajtur Avigan i cili shitet në Japoni.

Mjekët në Kinë kanë pohuar se ishte efektiv tek në pacientët me koronavirus pasi ua dhanë 80 njerëzve në qytetet Wuhan dhe Shenzen.

Ata thanë se kjo përshpejtoi shërimin e pacientëve, zvogëloi dëmtimin e mushkërive dhe nuk shkaktoi efekte të dukshme anësore. Përdoret gjithashtu për trajtimin e etheve të verdha.

Sipas mediave lokale, pacientët të cilëve iu dha ilaçi në Shenzhen kishin rezultate negative për koronavirusin mesatarisht katër ditë pasi u diagnostikuan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit