6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bashkatdhetarët në kulmin e zhegut presin 5 orë në pikë-kalimin kufitar në Merdarë

Rekomandime

Shumë bashkatdhetarë tanë po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serinë edhe sot, kur temperaturat e ajrit janë afër 40 gradë.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të fundit, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 18:19), derisa ka rënë fluksi i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë, është shtuar numri i atyre që kanë përfunduar pushimet në vendlindje dhe po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Pritje më të gjata janë regjistruar në dalje të Kosovës, në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, ku është krijuar kolonë deri në 1,500 metra dhe bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë pikë-kalim kufitar pritet deri në 20 minuta, raporton Telegrafi.

Edhe në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, në Muçibabë, për dalje nga Kosova, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër.

- Advertisement -

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë, kolona dhe pritje më të gjata deri në 90 minuta janë krijuar në anën serbe të kufirit, hyrje për në Kosovë.

Në pikë-kalimin kufitar në Jarinje gjithashtu duhet të pritet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

- Advertisement -

Gjendja në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, është më e mirë dhe për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Të interesuarit mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit