-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bashkimi me Shqipërinë? Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk është një alternativë e duhur!

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur qëndrimin e saj kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ajo ka thënë se është qasje e gabuar për Kosovën nëse mendon se do i zgjidhë problemet e saja përmes një unioni eventual me Shqipërinë.

- Advertisement -

“Është një gabim të krahasohet një ide bashkimi me Shqipërinë, si alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht si lloj opsioni rezervë, në rast se Kosova mbetet jashtë BE-së për një kohë më të gjatë”, tha Cramon.

Sipas saj, kjo nuk është një alternative, e as një zgjidhje për problemet të cilat qytetarët e Kosovës duan t’i zgjidhin.

Ajo theksoi se votuesit presin zgjidhje reale nga politikanët dhe jo nga parullat e tilla.

- Advertisement -

“Një referendum i tillë nuk do të ndihmonte askënd dhe sigurisht nuk do të ndihmonte në vështirësitë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Cramon.

Kjo përgjigje erdhi pasi kryesuesi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, e ka shprehur të hapur idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë progres në dialogun me Serbinë, në të cilën do të vinte edhe njohja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit