-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Baton Haxhiu: Albin Kurti e ka paramenduar vilën e tij ende pa hyrë në të!

Rekomandime

Albin Kurti pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës ka ndërruar shtëpi, e cila sipas raportimeve është rreth 520 metër katror, gjë e cila ka shkaktuar dhe polemika.Sipas analistit Baton Haxhiu, kryeministri i Kosovës e ka paramenduar vilën e tij ende pa hyrë në të, ashtu siç ka projektuar dhe jetën e tij në një vilë ende pa e marrë një të tillë.Dialogu që ai ka bërë më të varfrit sipas Haxhiut, ka qenë një “tallje politike” me të cilën ai nuk është i befasuar.

- Advertisement -

Akomodimi në një vilë të asaj madhësie me argumentin “për motive sigurie”, në gjykimin e analistit është thjeshtë një frazë e njohur në jetën e politikanëve.

Ndërkaq befasia e analistit Andi Bushati në këtë situatë, lidhej me komentet e ithtarëve të politikanëve me vila.Sipas tij komentet duhet t’i bëhen vazhdimisht Albin Kurtit, për t’i kujtuar se në fjalimet e tij ka thënë se do të zgjerohej vetëm nëse i duhej më shumë hapësirë për libra por nuk duhet ngatërruar ky lloj komenti me hipokrizinë e atyre që komentojnë vetëm vilën e Albin Kurtit dhe harrojnë politikanët e tjerë.

“Ne mund të ngrinim një kauz për vilën e Albin Kurtit, kur Albin Kurti të fillonte të jepte tendera të pandershëm, do fillonte të ushtronte një pushtet autoritar, do shembte ne dru protestuesit e opozitës, do futej në afera korruptive.

- Advertisement -

Pra, atëherë debati për vilën do merrte një kuptim,” – u shpreh Bushati.Çfarë i përplasi analistët në studion e SHOCK ishte qëndrim i Baton Haxhiut për zhvendosjen e Ramës nga një shtëpi ne një vilë me sipërfaqe të madhe dhe zhvendosjen e Kurtit nga 60 në 500 metër katror.

Sipas Andi Bushatit, për Ramën, analisti Haxhiu nuk ka shprehur asnjë përshtypje të gabuar ndërsa te Kurti, kjo zhvendosje e shqetëson, gjë që u kundërshtua nga Baton Haxhiu.“Shtëpia e Edi Ramës në Surrel, është më e lirë se secila shtëpi që e kam parë përreth,” – tha Haxhiu në Euronews Albania .

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit