8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani kërkon nga ndërkombëtarët t’i kundërvihen Serbisë: Diskursi nxitës, burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi

Rekomandime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

- Advertisement -

Me të gjitha palët, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, thuhet në komunikatën e Presidencës.

- Advertisement -

- Advertisement -

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit