2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Baton Haxhiu jep prognozën e tij për rezultatin e zgjedhjeve

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Pressing të T7, ka dhënë prognozën e tij për zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.

Haxhiu e ka vendosur VV’në të parën e PDK’në të dytën, shkruan Express.

- Advertisement -

“Unë besoj që VV’ja është e para. Nuk mund ta përkthej në mandate, sepse nuk e dimë nëse Nisma psh. do ta kalojë pragun”, është shprehur Haxhiu.

“37-38% Vetëvendosje. PDK’ja e dyta me 24%. LDK’ja do të jetë 20%+. Për AAK’në nuk mund të flas”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy palë zgjedhje të reja.

- Advertisement -

“Brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy parë zgjedhje të reja. Kjo sepse nuk besoj se mund të zgjedhet presidenti në afatin e caktuar. E përfaqësues i tij do të jetë kryetari i Kuvendit”, është shprehur Haxhiu.

“Asnjë shancë nuk ka që Kurti ta zgjedhë Osmanin president”, shtoi Haxhiu./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit