14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Një Shqipëri që të rrjep e s’të ofron asgjë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sa hyra ne parkingun e hotelit ne Sarande, i sterlodhun prej rruges se gjate dhe tuj vdeke uni, nje tip i shashtrisun ma bajke largohu me dore.
-Pse, i them i habitur dhe bukur i shqetesuar.
-Ik ore se vajza e pronarit po vije te parkohet, me thote ai.
-Detyrohem te eci mbrapsht ne perpjetez, qe bossja te parkohej me proritet, ne nje hotel qe po paguaja 120 euro naten.
Pasi u rehatu zonja, hyra ne parking, por nuk gjeta vend, edhepse ishte i perfshire ne cmim.
E ndaloj kerrin para do tjereve qe te bej check in.
-A mund te ma gjeni nje parking, i them receocionistes.
-Ja ore aty e ke, me thote ajo.
-Po nuk ka vend aty, i them.
-Po prit sa te lirohet ndonje vend dhe parkon.
-Ok, po shkoh te ha dicka se vdiqa urie, me lajmero!
Kur shkoj ne restaurant, nja 5 kamariera 20 minutat e pare as qe u ofrua dikush. Fillova t’ua bej me dore. -Ja tash vjen, ja tash vjen… Kaluan 30 minuta, dhe duart mu mpine tuj i thirre. Fillova t’ua bej edhe me kembe. Hopaaa… pas 40 minutash vjen nje kamarier. Filloj t’ia lexoj menyne: Ma bjen nje levrek…Ngadale ndadale, se s’kemi levrek, me thote kamarieri. Ne fund perfundova tuj porosite sallate me nje rukolla te cuditshme se 80 per qind te gjanave te shenume ne meny si kishin.
Pasi hengra rukola me shije si te barit te njome, ngjitem te parkingu ku nuk ish liru asnne vend.
Shkoj me recepcionisten me kqyre dhomen. Nje kotec 2 me 2, ku u cuditsha qysh e ka nxane shtratin. Pas nje debati ma siguron nje dhome ma te madhe.
-Cila eshte çadra ime ne plazh, i them, pasi ishte e perfshire ne cmim.
-Po ja aty, shiko mos ka ndonje vend. Si zakonisht nuk kishte. Njerezit e shtrire si sardina e kishin okupu edhe detin, se plazhi as qe shihej kund.
Pasdite, i zhgenjyer me aty, vendos te shkoj ne nje nga restorantet me te mira ne Sarande. Ishte ora 6 pasdite. Pasi e pashe gazepin deri gjeta parking, ulem ne tavoline i pergatitun me hanger qysh duhet. Vjen kamarieri me lajmin e hidhur: Restoranti ofron per te ngrene vetem pas ores 19:00, me thote ai. Pra, ne kulmin e sezones turistike, restoranti punon vetem prej pres 19:00 ????
Mezi e ngi barkun buke me do kroasanta.
Vendosim te kthehemi ne Durres. Aty nuk ka vend ne asnje hotel. Pas shume kerkesave na ofrojne nje dhome per 80 euro/nata hoteli ku shkoj vazhdimisht ne katin e 5 pa lift dhe ne gjendje te mjerueshme…
Vendimi per kthim ne Prishtine ishte shume i lehte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit