10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas sanksioneve, SHBA i jep një tjetër goditje të fortë Rusisë

Rekomandime

Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka anuluar takimin e propozuar për të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Blinken tha se plani i presidentit rus gjatë gjithë kohës ka qenë pushtimi i Ukrainës dhe rikthimi i saj si pjesë e Rusisë.

- Advertisement -

“Tani që ne shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj të plotë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim” tha Sekretari amerikan i Shtetit, raporton BBC.

Ai shtoi se SHBA “nuk do të lejojë Rusinë të pohojë pretendime diplomatike në të njëjtën kohë kur ajo përshpejton marshimin e saj në rrugën e konfliktit dhe luftës” me Ukrainën.

Sipas Blinken, komentet e presidentit rus, Vladimir Putin, mbrëmë, treguan se ai e sheh Ukrainën “jo si një komb sovran me të drejtën e pavarësisë territoriale, por më tepër si një krijim të Rusisë, dhe për rrjedhojë një vartës të Rusisë”.

- Advertisement -

Para këtij veprimi të Blinken, Presidenti amerikan Joe Biden, në një adresim për mediat ka njoftuar për sanksionet që SHBA-ja do t’i ndërmarrë ndaj Rusisë, pas veprimeve të fundit të Kremlinit. Pos SHBA-ve, sanksione ndaj Rusisë kanë njoftuar sot edhe Britania e Madhe dhe Gjermania.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit