6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Limaj: Nuk duam dialog teknik, Kosova ka president

Rekomandime

Pas takimit të partnerëve të koalicionit, Fatmir Limaj foli për media.Limaj tha se në Bruksel ka rrezik për dialog teknik e nuk jemi të interesuar për dialog të tillë, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

“Ka qenë dakordim i përbashkët që Kosova të marrë pjesë në dialog dhe rikonfirmimi që heqja e taksës dhe reciprociteti janë bërë për njohje, ne shkojmë në dialog për njohje. Shqetësimi se mund të rrëshqet në dialog teknik është. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, deklaroi ai.

Limaj thotë se Kosova ka Presidentin, nuk ka diskutim të tillë.Koalicioni është i qëndrueshëmn për sa kohë ka korrektësi, nuk na nevojiten koalicione pa korrektësi, ishte një deklaratë tjetër e tij.Temat që do të trajtohen në Uashington i vendosin nikoqirët, Kosova do të shkojë me ide të qarta sipas Kryetarit të NISMA.

Ai tha se do qeveri stabile dhe të fuqishme, Limaj tha që për temat që po vijnë kërkojnë energji pozitive për tu mbyllur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit