7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Baton Haxhiu: Marrëveshja finale çështje e dy muajve, Kurti e pranon Zajednicën pa njohje

Rekomandime

Publicisti kosovar, Baton Haxhiu, ka thënë se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet brenda dy muajsh.

- Advertisement -

Haxhiu në një shkrim autorial të publikuar në “Albanian Post” ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave serbe pa marrë njohjen, derisa thotë se një veprim të tillë do ta interpretojë në mënyrë të ndryshme për ta mbuluar në opinion publik.

“Kur jemi te marrëveshja finale Kosove-Serbi, vlen të kujtojmë se është çështje dy muajsh, për të mos thënë pak javësh.Albin Kurti do ta pranojë Zajednicen pa njohje, ndërkohë sikurse për këtë shtyrjen e vendimit për targa, do të prodhojë gjithfarë interpretimesh, mbjellë gjithfarë akuzash e do të kryejë gjithfarë shpifjesh për të siguruar njëfarë mbulese në opinion publik”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë deklarimin e Besnik Bislimit se propozimi frank-gjerman është më afër kërkesës së Serbisë e ka quajtur një amatorizëm politik. Siç shkruan Haxhiu, një deklaratë e Bislimit duhet ruajtur për llogaridhënie politike dhe historike pasi të nënshkruhet marrëveshja “pro-serbe”.

- Advertisement -

“Ne fakt, vetë Besnik Bislimi deklaroi se propozimi franko-gjerman është më afër me qëndrimin e Serbisë sa sa qëndrimin e Kosovës. Përveç faktit se dhënia e një deklarate të tillë në këtë fazë të procesit është një amatorizëm në vetvete, sidomos në raport me partnerët ndërkombëtarë, kjo deklarate duhet të ruhet për llogaridhënie politike edhe historike pas nënshkrimit të një marrëveshje thelbësisht proserbe, sipas asaj që e tha njeriu më i afërt i Kurtit”, ka theksuar tutje.

Haxhiu thotë se një deklaratë e tillë s’ndryshon asgjë nga marrëveshja, e cila do ta lë Kosovën pa ulëse në OKB.

- Advertisement -

“Sidoqoftë, kjo nuk ndryshon asgjë nga përmbajtja e marrëveshjes e cila, në fund të fundit, e lë Kosovën pa gjënë më me rëndësi në rrafsh ndërkombëtar, ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka potencuar Baton Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit