7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Bayerni i “fortë” për Lyonin, kalon në finale të Ligës së Kampionëve

Rekomandime

Tashmë, ka përfunduar takimi i gjysmëfinales ndërmjet Lyonit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve.

- Advertisement -

Skuadra e Bayernit me mjaft lehtësi ka arritur ta mposhtë Lyonin dhe të sigurojë finale e madhe të CHL, shkruan IndeksOnline

Dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gnabry, dhe një në pjesën e dytë nga Lewandowski i mjaftuan Byernit që të prek finalen e këtij kompeticion të madh për klube.

Goli i parë erdhi në minutën e 18’të takimit, ku Gnabry me një goditje të fuqishme nga më shumë se 16 metra e dërgoi topin në rrjetë.

- Advertisement -

Edhe golin e dytë e shënojë Gnabry, pas një tollovie në zonën e 16 metershit të Lyonit, ndërkaq për rezultatin përfundimtar në 0:3 u kujdes Lewandowski krejt në fund të takimit.

Kujtojmë se Bayern -Paris SG do të jetë finalje e Ligës së kampionëve që luhet me 23 gusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit