10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

BE i reagon Kosovës pasi ia ndaloi hyrjen zyrtarëve serb

Rekomandime

Zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic ka reaguar pasi Kosova ua ka ndaluar hyrjen disa zyrtarëve serb, duke thënë se këto ndalesa nuk janë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme ia ndaloi hyrjen disa zyrtarëve nga Serbia, gjë që shkaktoi shumë reagime tek këta të fundit.

- Advertisement -

Agjencia e Lajmeve FaktePlus për këtë çështje dhe për kritikat e Beogradit ndaj Bashkimit Evropian ka pyetur në zyrën e këtyre të fundit, zyrtarë të së cilës kanë thënë se marrëveshja e dialogut e ndërmjetësuar nga BE-ja për vizitat zyrtare përcakton modalitetet dhe zyrtarët duhet t’i nënshtrohen një procedure njoftimi.

Të gjithë zyrtarët e tjerë nga Kosova ose Serbia që nuk i nënshtrohen një procedure njoftimi kanë të drejtë të përfitojnë nga dispozitat për lirinë e lëvizjes. Ne presim që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE të respektohen dhe zbatohen, gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic.

Ajo ka thënë se këto ndalesa nuk janë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, porse kur këto vizita lidhen me zgjedhjet në kohë fushate, atëherë secili duhet t’i respektojë ligjet e Kosovës.

- Advertisement -

Ndalimi i zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë nuk është në përputhje ose në një linjë me këto marrëveshje të arritura. Të gjithë ata që janë pjesë e fushatës për këto zgjedhje në Kosovë, pritet nga ta që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”, ka thënë Kocijancic.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës merr vendime të tilla ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të fushatës së egër që këta të fundit po vazhdojnë të bëjnë kundër Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit