2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE ia përmbledh Albin Kurtit, është obligim ndërkombëtar ta bëjë asociacionin

Rekomandime

Asociacioni i komunave Serbe është rikthyer në vëmendjen e opinionit tash kur ka rifilluar dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel. Javën e kaluar Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, tha se vendi që përfaqëson beson se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin duke theksuar se historia nuk fillon në ditën e fomimit të Qeverisë Kurti. Në të njëjtën linjë me ambasadorin amerikan është edhe Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, BE tha se pozicioni i tyre rreth Asociacionit nuk ka ndryshuar dhe se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar.

“Pozicioni i BE-së për Asocacionin/Bashkësinë e komunave Serbe është mirë i njohur tashmë dhe i pandryshuar. Në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë të komunave Serbe. Kjo marrëveshje u arrit me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, Marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e 2/3. Duke vepruar kështu, Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Ndërkaq për deklaratën e Kosnett për Asociacionin, BE thotë se janë të angazhuara për të punuar së bashku me amerikanët dhe se bashkëpunimi BE-SHBA është i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut.

- Advertisement -

“Sa për marrëdhëniet tona me SHBA-në, BE dhe SH.B.A. janë të angazhuara për të punuar ngushtë së bashku në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të shtyrë përpara reformat kryesore për integrimin në BE në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi BE-SHBA në terren është jetik për progres, përfshirë dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, kryeministri Kurti tashmë disa herë e ka bërë të qartë se nuk do të ketë asociacion një etnik.

- Advertisement -

Ndërsa të pyetur nëse propozimet e Kryeministrit Albin Kurti në takimin e parë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të përfshihen në kuadër të dialogut në Bruksel, BE ishte e shkurtër në përgjigje.

“Agjenda e takimeve të dialogut do të vendoset nga të dyja palët”, shtoi Stano.

Kujtojmë që në takimin e parë me Presidentin Vuçiq, kryeministri Kurti propozoi katër tema përfshirë marrëveshjen e paqës për mos sulmin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit