-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE ia përplas fytyrës Serbisë: s’ka anëtarësim po se bëtë këtë gjë

Rekomandime

Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Euyropian, Vladimir Bilcik, u shpreh i ashpër dhe i pakënaqur ndaj Serbisë dhe e theksoi faktin se asnjë kapitull nuk u hap me Serbinë për negociatat për anëtarësim në BE gjatë vitit 2020. Kritika pati dhe për faktin se qeveria dhe kuvendi serb ende nuk janë konstituuar megjithëse se zgjedhjet ishin në muajin qershor, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Vladimir Bilcik për rrjetin televiziv N1 foli rreth sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformave tjera, ai konstatoi se nëse nuk ka përparim, atëherë as kapitujt e ri nuk do të hapen.

“Kjo është porosi mjaft e qartë! Asnjë kapitull nuk është hapur. Nëse nuk ka punë dhe rezultate, atëherë kapitujt nuk hapen. Fund i tregimit. Mendoj se është mjaft e qartë”, tha Bilcik.

Ai shtoi se në BE presin “formimin e menjëhershëm të qeverisë së re në Serbi , si dhe krijimin e të gjitha organeve të parlamentit”.

- Advertisement -

“Zgjedhjet ishin në qershor, tani është shtator. Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj deri në fund të vitit, nëse Serbia mendon të bëjë diçka, nëse mendon që së paku të hapë një kapitull, duhet të shohim punë për këtë dhe rezultat të kësaj pune” theksoi Bilcik.

Blicik ishte i ashpër edhe më parë ndaj Serbisë dhe ky nuk është paralajmërimi i parë nga ai në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Europian ndaj Serbisë sa i përkasin reformave atje.

- Advertisement -

Në mediat serbe është spekuluar se ishte pikërisht Bilcik nismëtar i kërcënimit me sanksione ndaj Serbisë nëse nuk tërhiqet nga stërvitjet ushtarake në Bjellorusi javën e kaluar, që sipas mediave serbe kjo nismë ishte mbështetur menjëherë nga Gjermania.

Qeveria serbe, posaçërisht ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ishte ankuar se po ju bëhet presion i hatashëm dhe atë me të padrejtë, sipas tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit