1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

BE-ja hoqi postimin ku Kosovës i referohej si Republikë

Rekomandime

Bashkimi Evropian të martën mbrëma hoqi postimin në Twitter, në të cilin Vjosa Osmani ishte paraqitur si “Presidente e Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Në publikimin e ri, mungonte fjala “Republikë” dhe kishe mbetur vetëm Kosova.

Në publikimin origjinal, Bashkimi Evropian ka njoftuar të martën në mbrëmje se Komisioneri për Zgjerim i BE Oliver Varhelyi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u takuan në Bruksel.

Pas pak, sipas KoSSev, drejtori i ashtuquajturës zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar në Twitter, duke e quajtur këtë njoftim të Bashkimit Evropian “të papranueshëm”.

“Sipas cilës marrëveshje dhe kur saktësisht BE e njohu të ashtuquajturën Kosovë? A do të thotë kjo se dialogu është i tepërt? Në BE, ligji i forcës nuk duhet të jetë kurrë më i fortë se ligji i të drejtës. Serbia nuk është naive, ne jemi të përkushtuar për dialog, por ne e respektojmë veten dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Kjo është arsyeja pse ne presim një përgjigje nga Komisioni Evropian”, ka pretenduar Petkoviq.

- Advertisement -

Më pas pasoi një publikim i ri në llogarinë Twitter të Bashkimit Evropian. Këtë herë pa fjalën “Republikë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit