3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BE-ja i dhuron sot Kosovës 6 mijë teste për koronavirus, 90 shtretër e 67 mijë maska mbrojtëse

Rekomandime

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se do t’i dhurojë Kosovës 6 mijë komplete testimi për koronavirus, 90 shtretër spitalorë dhe 67 mijë maska dhe pajisje tjera mjekësore.

- Advertisement -

Nga kjo zyre kanë bërë të ditur se ky donacion do t’i dorëzohet sot Ministrisë së Shëndetësisë.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostova, do t’ia dorëzojë këtë donacion ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në orën 10:00, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ky donacion kap vlerën e rreth 800 mijë eurove si ndihmë e BE-së për Kosovën.

“Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS)”, thuhet tutje në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit