13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rrëmbyen kryeministrin e Belgjikës: Njihuni me 6 mafiozët më të mëdhenj shqiptarë

Rekomandime

FOTO ilustruese

- Advertisement -

Të rrëmbesh një kryeminstër belg sigurisht që nuk është fare e lehtë, apo të vrasësh e të kontrabandosh njerëz, duhet guxim i madh. E këtë e kishin disa shqiptarë të njohur si mafiozë shumë të rrezikshëm që kanë tronditur opinion, shkruan Gazeta Metro.

Të dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Më poshtë ju sjellim 6 shqiptarë që kanë bërë emër gjithandej, për botën e nëndheshme të krimit, dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete dhe vende të ndryshme të Europës dhe të Amerikës.

- Advertisement -

1. Basri Bajrami

Tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.

- Advertisement -

2. Xhoni Eduart Aliti

Koka e një grupimi kriminal shqiptar në SHBA. I dënuar për shumë krime të rënda.

3. Bruno Krasniqi

Bruoni dhe Saimir Krasniqi, liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në New York, Michigan dhe konektikat të SHBA-së.

4. Naser Kelmendi

Kelmendi, 55 vjeç, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas departamentit të thesarit, dyshohet se ka udhëhequr një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.
Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidrit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Europë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

5. Princ Dobroshi

I dënuar me 14 vjet burg në Norvegji për trafik droge, Dobroshi mundi të kryejë një arratisje spektakolare duke bërë edhe operacion plastik në fytyrë. Më pas ai mundi të vijë edhe në vendlindjen e tij, Pejë, ku hapi edhe një pikë bastesh.

6. Aleks Rudaj
Një ndër kokat e një prej grupeve mafioze më të rrezikshme në New York. E themeluar që në vitin 1993 në Uestchester, Korporata u përhap edhe në Bronx dhe Queens. Aleks Rudaj, i njohur edhe si Sando Rudoviç u dënua në vitin 2006 me 27 vjet burg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit