0.8 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Çfarë nota merrte Vjosa Osmani sa ishte gjimnaziste në “Frang Bardhi”?

Rekomandime

Vjosa Osmani është një vajzë nga Mitrovicë. Ajo para shumë vitesh nuk e mendonte se do të jetë politikane, por një psikologe e zonja.

Vjosa ishte që në fëmijëri e zonja dhe shembullore. Këtë e kanë thënë edhe ish-profesorët e saj.

Dëshira e saj ishte të bëhej psikologe.

- Advertisement -

Madje këtë dëshirë Vjosa Osmani e kishte shfaqur sa ishte gjimnaziste në shkollën “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Dëshira e saj ende figuron si e shkruar.

“Disa nxënës me te dalluar kanë shkruar dëshirat e tyre ne flete, edhe Vjosa. Kur e pash at flete, ajo kishte pasur dëshire te studionte psikologjinë” , ka thënë Fazli Hajrizi, profesor në Gjimnazin “Frang Bardhi

Fazli Hajrizi, një profesor qe ligjëronte në atë kohe tregon se Vjosa Osmani, gjithmonë dallohej ne mësime.

E këtë e dëshmojnë më së miri dëftesat e saj.

- Advertisement -

“I kam edhe dy dëftesa, dëftesën e vitit te katër si dhe diplomën e Gjimnazit. Ka qene e shkëlqyeshme, shume e rregullt, shume çmuar nga shokët e shoqet e klasës”.

Osmani zyrtarisht është zgjedhur kandidate për kryeminsitre nga ana e LDK’së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit