10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Infermierja e QKUK-së: Qe 11 muaj jam në vetizolim, po më dhemb shpirti kur po ju shoh në tubime

Rekomandime

Infermierja që punon në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Shqipe Kadriu, ka reaguar pas tubimeve të shumta që partitë politike po i zhvillojnë me përkrahës të tyre.Kadriu në Facebook ka shkruar se ka 11 muaj që shkon vetëm në shtëpi, punë e në market kurse ka shtuar se “i dhemb shpirti” që po i sheh tubimet me plot njerëz.

- Advertisement -

“Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj eshte pune& shitore & banes..

vetem qe te mos infektohem dhe eventualisht te mos e infektoj askend( pasi qe ne cdo dite pune jam kandidat potencial me qen me covid) vetem tju sherbej pacienteve..cdo sakrific e imja si duket askujt nuk I le pershtypje..andaj kur po ju shoh ne keto tubime po me dhemb shpirti…faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”per vete!”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit