3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE-ja kërkesë Kurtit: Mos e ço Policinë në Veri për t’i mbledhur faturat e energjisë

Rekomandime

Bashkimi Evropian pritet që t’i bëjë thirrje Qeverisë Kurti që të mos ndërmarrë operacione policore në komunat veriore.

Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga Këshilli Evropian pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e ku përmendet edhe kjo pikë.

- Advertisement -

Sipas dokumentit, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dërgoi në Prokurori marrëveshjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me NATO-në, të cilën e kishte bërë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë.

- Advertisement -

Sipas kësaj marrëveshje, Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohet të shkojë në veri pa lejen paraprake të NATO-s dhe misionit të saj KFOR. E këtë, Kurti e cilësoi si akt të “tradhëtisë kombëtare”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit