7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A ishte Kurti pjesë e UÇK-së? Çfarë kishte deklaruar “Sulltani”

Rekomandime

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat e veteranëve ka rikthyer në vend debatin për kontributin në UÇK. Ramush Haradinaj e ka kërcënuar shefin e Qeverisë me protesta, derisa nga PSD-ja e kanë cilësuar Kurtin si një veteran të rrejshëm përmes një aksioni që kanë zhvilluar.

- Advertisement -

Por çfarë kishte thënë ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, rreth kontributit të Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për ATV kur ishte pyetur nëse Kurti ka qenë pjesë e ushtrisë, Selimi kishte thënë se normalisht që Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së dhe kishte pohuar se ishin takuar disa herë gjatë luftës.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të. Nuk po me pëlqen debate që është duke ndodhur me figura të rëndësishme të UÇK-së”, kishte thënë Sylejman Selimi.

- Advertisement -

Debati dhe deklarata e Selimit kishte ardhur pas një fjalimi të Abelard Tahirit të PDK-së në Kuvend ku i thoshte Kurtit se s’kishte kapur armën për të luftuar.

“Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, kishte deklaruar Tahiri në Kuvend.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit