7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kosovarët ia shohin sherrin detit, shkojnë dhe infektohen me koronavirus

Rekomandime

Komuna e Prishtinës dhe Gjilanit sot kanë shënuar më së shumti raste me Covid-19.

- Advertisement -

Në kryeqytet janë shënuar 77 raste të reja duke vazhduar kështu të mbesë komuna me më së shumti raste, derisa pas Prishtinës është Gjilani, ku janë shënuar 17 raste.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se qytetarët që po kthehen nga pushimi, kanë shtuar rastet e të infektuarve.

Ai ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në asnjë mënyrë pa masa mbrojtëse, derisa ka kërkuar që t’i respektojmë masat edhe qytetarët po i bëjnë pushimet në Shqipëri, pasi kohëve të fundit tha se është rritur numri i të infektuarve, të cilët ishin në pushime verore.

- Advertisement -

Deri më sot, në Gjilan gjithsej kanë të rezultuar pozitiv me Coronavirus 378 raste. Nga këto raste, të shëruar plotësisht janë 243 raste. Raste aktive janë 126 sosh. Ndërsa, të vdekur janë 9 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit