12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ish- ushtari i UÇK’së i përgjigjet Cecës pasi kjo e quajti Duan vogëlushe

Rekomandime

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i ka reaguar këngëtares serbe, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si Ceca.

- Advertisement -

Reagimi i Tahirit erdhi pasi Ceca e quajti Dua Lipën vogëlushe dhe që nuk e di historinë, pas publikimit të flamurit “Autochthonous”.

Në një positm në Facebook, ai i drejtohet gruas së ish-kriminelit Arkan, duke i thënë se ai dhe shumë “vogëlushë” të tjerë e detyruan burrin e saj të turpërohet.

Ridvani shtoi se Dua dhe Rita janë simbole të kombit tonë dhe se krenohemi me to, kurse ajo mbart mbi super turpin nga e kaluara e Arkanit.

“Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar.
Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend. Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim,kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty”, shkruan ish-ushtari i UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit