1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE-ja nuk e mbron Kurtin, Serbia tërheq edhe njohjen e Sierra Leone

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka arritur në Sierra Leone. Burime diplomatike bëjnë të ditur se ky shtet do të bëjë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Kështu shtetet e Bashkimit Evropian duket se e kanë lënë krejtësisht të vetmuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilin e kishin mbështetur për heqjen e pjesshme dhe graduale të taksës 100%.

Planin e tij shtatëpikësh, Kurti e kishte koordinuar me shtetet e BE-së. Madje, ato i kishin premtuar atij se do të ndikojnë mbi Serbinë që ajo mos të ndërmarrë veprime të njëanshme të tërheqjes së njohjeve.

Mirëpo, kjo po rezulton të jetë e pasaktë. BE-ja si duket ka mbetur tërësisht e pafuqishme për të ndikuar mbi Serbinë, ashtu siç mund të ndikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, i ka siguruar institucionet e Kosovës se heqja e taksës plotësisht dhe pa kushte do ta ndalë përfundimisht fushatën e çnjohjeve të Serbisë.

Por, kryeministri Kurti duket se iu kishte besuar më shumë evropianëve, të cilët nuk arritën ta bindin Serbinë dhe shtetet si Sierra Leone që të mos e tërheqin njohjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit