12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

BE nis hetimin ndaj Serbisë për shpopullimin e shqiptarëve në luginën e Preshevës

Rekomandime

Parlamenti Evropian ka kërkuar një hetim të pavarur mbi akuzat për shpopullim të qytetarëve shqiptarë nga lugina e Preshevës, gjatë katër viteve të fundit, përmes ndryshimit të vendbanimit. Në rezolutën e miratuar më 25 mars, Parlamenti Evropian i ka shtuar Serbisë edhe këtë kusht. Në dokumentin e rezolutës PE shkruan se:
 
“Është shumë i shqetësuar mbi akuzat se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin mbi vendbanimet e qytetarëve dhe fshirjen nga regjistri civil i qytetarëve shqiptarë që banojnë në pjesën jugore të Serbisë në një mënyrë sistematike dhe diskriminuese; bëjmë thirrje për një hetim të pavarur mbi këto akuza dhe autoritetet serbe duhet të ndalojnë praktikat diskriminuese dhe targetuese”.

- Advertisement -

Këto akuza u bënë publike për herë të parë nga Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, për Exit News. Në artikullin e saj ” Serbia po i shpopullon shqiptarët në Luginë të Preshevës në nivele alarmante’, Ferati-Sachsenmaier shkruan se:


“Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjes.
E planifikuar nga qarqet më të larta politike në Serbi dhe e ekzekutuar nga Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise (MUP-i), fshirja e shqiptarëve nga regjistri civilë është duke shkaktuar një krizë të thellë humanitare dhe politike në Luginë të Preshevës.

E njohur ndryshe edhe si ‘pasivizimi i adresave’ të vendbanimit, kjo praktikë diskriminuese ndaj komuniteti shqiptar në Serbi paraqet një forme diskriminimi të paparë sot në Europë”.

- Advertisement -

Qeveria serbe miratoi një ligj për regjistrimin e vendbanimeve, me qëllim shpopullimin e luginave serbe me popullsi shqiptare:

“Në vitin 2011, Serbia miratoj Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim. Zyrtarisht, autoritetet serbe e arsyetojnë miratimin e këtij ligji si të domosdoshëm për pastrimin e listave votuese në Serbi.

- Advertisement -

Asaj kohe, entuziastët e këtij ligji në qarqet politike serbe si dhe diplomatët ndërkombëtarë në Beograd e pershëndesin miratimin e këtij ligji duke theksuar ndër të tjerat se pastrimi i listave të votuesve do të parandalon manipulimin me vota dhe kështu do të forcohet demokracia serbe.

Por brenda një kohe të shkurtër, siç do të zbulohet më pas ky ligj do të instrumentalizohet kryesisht për të diskriminuar minoritetin shqiptar në Luginë të Preshevës. Komuna e Medvegjës, e cila ka pasur gjithëmone popullësi të konsiderueshme shqiptare –por jo shumicë absolute si Presheva dhe Bujanoci – do të vihet veçanërisht në shenjester.

Në komunën e Medvegjës, vetëm në periudhën 2015 – 2019, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civilë. Pasojat kanë qenë fatale për komunitetin shqiptar të kësaj komune”, shkruan Ferati-Sachsenmaier.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit