0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE reagon për vendimin e Kushtetueses, bën thirrje që sa më parë të votohet buxheti për vitin 2021

Rekomandime

Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare.

- Advertisement -

Të hënën, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Hotit është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.

Më 3 qershor, Arifi votoi për Qeverinë e Hotit, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

“Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se BE-ja “do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformat e nevojshme”.

- Advertisement -

“Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i BE-së.

Projektligji për buxhetin e vitit 2021 është dërguar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë në largim dhe ndodhet në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.

- Advertisement -

Në BE nuk deshën të përgjigjen në pyetjen se a presin që këto zhvillime të ndikojnë në rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ata përsëritën se BE-ja do të vazhdojë të jetë e angazhuar me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi në kuadër të dialogut dhe se ai dialog është i rëndësishëm për rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Zyrtarët evropianë përsëritën thirrjet ndaj Kosovës për t’i respektuar dhe zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog.

Kosova dhe Serbia, tash e dhjetë vjet gati, janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve.

Herën e fundit, kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar më 7 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit