7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ramush Haradinaj: AAK do të jetë vlerë për këto zgjedhje

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në Kanal 10, ka folur për zhvillimet e fundit që kanë rrjedhur si pasojë e vendimit që mori Gjykata Kushtuese për dërgimin e vendit në zgjedhje brenda 40 ditëve.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se nuk është se ju kanë konvenuar zgjedhjet, e as që i kanë zënë në befasi, sepse zgjedhjet gjithmonë kanë qenë opsionale.

“AAK do të jetë vlerë për këto zgjedhje, sepse kemi një koncept qeverisës, sepse i njohim temat dhe kemi koncepte euroatlantike. Ne nuk e kemi quar vendin në zgjedhje si aleancë, hyrja jonë në këtë Qeveri ka qenë për të gjetur një balancë mes ecjes së ekonomisë dhe me e ruajt shëndetin”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për vështirësitë qeverisëse, duke thënë se situata nuk ka qenë e lehtë.

- Advertisement -

“Situata nuk ka qenë e lehtë, ju e dini sa na u deshtë vetëm që të kalojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Duhet domosdo mos të bëjmë gabim mos me e votua buxhetin. Gjendja ekonomike është e vështirë, nuk duhet të rrezikojmë vendin. Partia pastaj që fiton zgjedhjet mundet me e rishikua buxhetin sipas bindjeve të veta programore”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit