11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Befasi nga Sarajeva, kryesuesi i Presidencës boshnjake, uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Rekomandime

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka dërguar urimet e tij në adresë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë , shkruan Oslobodenja.ba

Komshiq ka bërë të ditur lidhjet në mes të dy shteteve në rrugën drejt arritjes së synimeve të përbashkëta.

- Advertisement -

Ai ka shtuar tutje bashkëpunimi me Kosovën në çfarëdo fushe është i një rëndësie të veçantë, meqë të dy shtetet ndajnë të njejtat vlera dhe kanë të njejtat prioritete sa i përket strategjisë në politikë të jashtme.

I uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emër timin dhe në emër të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, gëzuar Ditën e Pavarësisë.

Jam i inkurajuar nga përmirësimi i raporteve në mes të dy vendeve, dy vendeve mike.

- Advertisement -

Ne jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çfarëdo bashkëpunimi tjetër në mes të Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës do të jetë i një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendeve tona në të ardhmen e afërt.

Bosnja e Hercegovina dhe Republika e Kosovës ndajnë të njëjtat politika dhe prioritete sa i përket strategjisë së politikës së jashtme, anëtarësimit në NATO dhe në BE.

- Advertisement -

Vetëm bashkë dhe në bashkëpunim me partnerët që ndajnë të njëjtat vlera, ne mund t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë Komshiq.

Ky urim i Komshiq vjen edhe pse Bosnja e Hercegovina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Derisa Komshiq në vazhdimësi ka përsëritur se puna e pavarësisë së Kosovës është çështje e kryer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit