1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Befasojnë shkencëtarët: Shkretëtira e Saharasë është rritur me 10%

Rekomandime

Saharaja është shkretëtira më e madhe në botë dhe tani një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Merilendit tregon se madhësia e saj është rritur afërsisht me 10% që prej vitit 1920.

Kjo i detyrohet efektit të kombinimeve të ndryshimeve klimaterike dhe të cikleve natyrore të vetë klimës. Sipas autorëve të këtij kërkimi ndryshimet klimaterike po sjellin që shkretëtirat subtropikale të shtrihen deri në veri. Edhe pse Saharaja ndodhet në një lartësi më të madhe nuk e bën imune ndaj kësaj dukurie.

- Advertisement -

Shkencëtarët pohojnë se një e treta e shtrirjes i detyrohet këtyre ndryshimeve klimaterike, të tjera shkaktohen nga vetë ciklet klimaterike natyrore.

Ajo që i atribuohet ndryshimit klimaterik është edhe ndryshimi që vjen si pasojë e modeleve të shtrirjes së Saharasë.

Zakonisht shkretëtira shtrihej gjatë dimrit të thatë dhe zvogëlohej gjatë verës që ishin më të lagështa. Fakti që muajt e verës janë më të nxehtë ka bërë që një 13% e shtrirjes totale që ka ndodhur gjatë një shekulli të jetë prodhuar kohët e fundit nga periudhat veriore, diçka e papritur kjo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit