-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Befason Çun Lajçi: Veç Albini …!

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka reaguar sërish pas fitorës së Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Aktori gjatës fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka treguar hapur përkrahjen e tij për Kurtin dhe Osmanin.

Ndërsa, Lajçi në një postim në rrjetin social Facebook shkroi se vetëm Albin Kurti nuk e ka lavdëruar atë.

“Veç Albini s’me lavdëroi. Tash mbasi erdhi ky Kopilani, po çprushi pak kujtimeve!”, u shpreh Lajçi, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Veç Albini s’me lavdëroi

- Advertisement -

Tash mbasi erdhi ky Kopilani, po çprushi pak kujtimeve!

– Kur e mora plisin dhe e mbusha me dhé e thirra: “Asht plis Kosove me dheun e Hamëz Jasharit” krahu i luftës m’i rrehi shpatullat.

– Eh sa shumë piva me ta kafe!

Je artist i madh m’thanë, ti s’vdes kurrë! I yni je.

Por ata t’partisë gjithë popullore ma mbyllën derën!

– Kur ia vuna plisin Rugovës n’sallën Nji Tetori, këta t’luftës m’futën n’furgon e fryma rugoviste heshti!

– Kur vrapova bjeshkëve mbas Ramushit për Çakorrin, ti je legjendë thanë e biletë avioni m’paguen për Zvicërr!

Por, dy t’parat plot pezëm thanë: Ti je si era!

Albini s’bani za! M’shikoi me buzëqeshje e kurrë s’më lavdëroi!

Njeriu që e don atdheun mundohet me mësua çdo kend me takatin e vet, sikur ia lexova mendimet e heshtjes këtij kopilani!

Prandaj s’e kurseva as fjalën as vrapin, kur i erdhi dekiku me shpërthye.

E di se fansat e partive tjera do t’thonë, nisoj si atëherë: Ky qenka si era!

Jo s’jam!

Jam me kohën e mundësitë e mia me ndihmua vllaun dhe s’me duhet posti as parja as titulli!

Kam veprat e mia e popullin!

Gërmi, 19.02.2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit