4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qorrolli publikon dokumentin kur Jakup Krasniqi si u.d e presidentit kishte dekretuar mandatarin e ri

Rekomandime

Juristi i njohur, Vigan Qorrolli ka demantuar deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, pasi ky i fundit deklaroi se u.d e presidentes, Vjosa Osmani nuk mund ta dekretoj mandatarin e ri.

- Advertisement -

Qorrolli ka publikuar një dokument ku tregohet se si u.d e presidentit në vitin 2011, Jakup Krasniqi kishte mandatuar Hashim Thaçin si kandidat për kryeministër.“Ku Dekret i UD Presidentit te Republikes, z. Jakup Krasniqi, qe mban daten 18 shkurt 2011 — eshte leshuar konform autorizimeve kushtetuese per nominimin e kandidatit per Kryeminister te asaj kohe, z. Thaçi.

Situata eshte e njejte edhe sot: UD Presidentja znj. Osmani i ka te gjitha prerogativat e saj per ta nominuar z. Kurti per postin e KM, sapo te konstituohet Kuvendi i ri. Ne rast se Legjislatura e VIII e dale nga zgjedhjet e 14 shkurtit e zgjedh nje Kryetar/e te ri te Kuvendit — mandati i te cilit si UD President nuk mund te zgjatet me tej se 5 maji 2021 — atehere njejte duhet te veproje ai/ajo ne perkohshmerine e tij/saj si UD President”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/vigan.qorrolli/posts/10157612833471791

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit