14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Rekomandime

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike, sot ka mbajtur mbledhjen e 48-të të saj, në të cilën janë miratuar tri vendime.

Vendimi për reduktimin e fondeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe rritjen e fondeve nga granti qeveritar në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, është vendimi i parë që ka marrë miratimin në këtë mbledhje, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Siç thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, sipas vendimit, mjetet në vlerë prej 18 milionë euro reduktohen në zero, për shkak të mospranimit të fondeve të planifikuara nga burimi i financimit. Këto mjete kalojnë në nënprogramin “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”.

“Është miratuar edhe vendimi për ndarje dhe kursime buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore. Shuma totale e mjeteve të kursimeve buxhetore është 36 milionë e 505 mijë e 34 euro. Mjetet e kursyera do të shpërndahen te organizatat buxhetore, sipas nevojave dhe kërkesave për mbulimin e shpenzimeve të ndryshme të propozuara”.

Miratimin e qeverisë e ka marrë edhe vendimi për t’i rekomanduar presidentes së Republikës së Kosovës që të autorizojë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe KfW për projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”. Marrëveshja siguron kredinë në vlerën prej 25 milionë e 500 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit