12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Befason këngëtarja shqiptare, dëshiron të formojë një parti politike

Rekomandime

Të vërtetat për jetën e Big Mames që nuk i keni dëgjuar kurrë.Këto të vërteta për jetën e Big Mames.A e keni ditur që këngëtarja Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, është fëmija i shtatë dhe i fundit i një familje në Tetovë. Muzika për të ka luajtur gjithmonë një rol të madh në jetën e saj.

- Advertisement -

Ajo kur ishte fëmije, luante sikur të ishte këngëtare profesionale. Babai i saj drejtor i një institucioni shëndetësor, e ka përkrahur pa fund vajzen e tij. Fakte të tjera për të, vetëm në “Kosovare”.-Big Mama ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka dëshirë ta krijoj një parti politike, cila do të mbajë emrin ‘’Partia e Big Mama’s’’.-Muzika e Big Mames “shpërndahet” në R’n’B, Hip Hop, Pop. Tekstet e këngëve të saj nuk janë gjithnjë të trajtuara me gramatikë, pasi ajo shpesh këndon edhe në dialektin e Tetovës.

-Këngëtarja suksesin ja atribuon karakterit të saj dhe kontaktit me persona të ndryshëm: ‘’Mendoj se arma më e mirë e suksesit tim është karakteri, kontakti me personat e ndryshëm. Futja me në muzikë ka qenë si një loto për kompozitorët dhe tekst shkruesit.

- Advertisement -

Ato thoshin se nuk më ha pazari. Shumica e kompozitorëve më kanë mbyllë derën duke më thënë se me këtë zanat unë nuk do haja dot bukë’’.-Jeta e saj nuk ka shkuar vaj. Edhe ajo ka pasur dhimbje, pasi ka humbur disa persona të zemres. Big Mama i ka humbur në aksidente të ndryshme dy shokë, njerëz shumë të dashur për të. Këto humbje kanë lënë vrragë në zemren e këngëtares.

-Ajo i ngjan më shumë babait sesa nënës, bile thotë se është kopja e tij.-Talentin ja ka zbuluar gjyshja, qysh kur ajo ishte 9 muajshe.-Kur ishte e vogel ka qenë si djalë dhe luante futboll.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit