1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Befason Lutfi Haziri: Albin Kurti është shqiptar i mirë e patriot

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur nëse lideri i VV-së, Albin Kurti është anti-amerikan.

- Advertisement -

Ai tha se një pyetje e tillë s’duhet të bëhet sepse në këtë rast po pyetet nëse Kurti është shqiptarë, duke thënë se ai është madje shumë shqiptarë.

Haziri tha se është çështje personale e kujtdo që e ka etiketuar Kurtin si anti-amerikan.

“Zoti Kurti është shqiptar i mirë, patriot, ideologjikisht shumë i ngarkuar por është çështje e absorvimit të ideve. Kur je ideologjikisht i ngarkuar duke qenë lider ti shpërndanë ide, pra është çështje e tij.Nuk është kultura jonë politike, është e patolerueshme të bëhet më gisht për tradhtarë, fajtorë, për sytë e zi, për ngjyra për…Se sot është bërë trend me fajsësu për gjithçka, e me bë me gisht për gjithçka, e të gjitha fajtorët i bëjnë, fajtorët bëjnë me gisht e jo njerëzit e zakonshëm. Republika në Kosovë është kompromis politik.Kemi shumë emra që fshehën pas liderëve e pas qeverisë amerikane e atyre evropiane.Kjo është shtëpi e jona, të tjerët po na kshyrin nga larg se si po e udhëheqim shtëpinë tonë, e ne vërtet jemi komod duke u sjellë dhe shumë armiqësorë me vetveten”, tha Haziri në Reporteri.

- Advertisement -

Tutje ai shtoi se kjo qeveri nuk ka pas mundësinë me ushtru detyrën e vetë me autorizime kushtetuese 100 dite të punës, vetëm 50 ditë pasi për mu 50 ditë të tjera janë ushtrim i detyrës.

“Në momentin që mosbesimi me 82 vota ishte kundër qeverisë, ndryshon. Qeveria ka kapacitete më të limitume ligjore.Programi është i mirë, por pa e pa 100 ditshin nga pjesa e programit s’mund të bëjë llogaritjen e programit 50 nga realizmi, pra s’është dhënë ai program me thënë brenda 100 ditëve këto objektiva kam për t’i mbërrit.Me vetë faktin që ka humbur besimin qeveria, tregon qartë se problemet janë sistemore”, tha tutje Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit