15.6 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Abdixhiku – Kurtit: U ndjeva i ofenduar me një pjesë të fjalimit tuaj

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë deklaroi përmbledhjen e tij për punën e digasterit që drejton.

- Advertisement -

Në fund, Abdixhiku theksoi se ndjehet i ofenduar nga një pjesë e fjalimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që ofendon LDK-në, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne, një pjesë e madhe e kabinetit, pothuajse gjysma, përfaqëson një kulturë dhe një forcë politike të dhënë, dhe e përfaqëson me krenari. Prandaj, çdo lavdatë ndaj punës sonë, është lavdatë edhe ndaj LDK-së dhe çdo kritikë ndaj LDK-së është kritikë ndaj neve. Çdo fyerje ndaj LDK-së është fyerje edhe ndaj neve. Unë me ju thënë të drejtën u ndjeva i ofenduar prej pjesës së fjalimit që ofendon LDK-në”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit