17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Foshnja tre-ditëshe vdes nga koronavirusi, mendohet të jetë viktima më e re në botë

Rekomandime

Një foshnjë tre-ditëshe vdiq në spital pasi nëna e saj e kontraktoi koronavirusin, sipas një hetimi gjyqësor në Britani të Madhe.

- Advertisement -

Coolio Carl Justin Morgan mendohet të jetë viktima më e re e virusit. Nëna e tij testoi pozitiv për sëmundjen para lindjes, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Foshnja, prindërit e së cilës janë nga Maestegu i Uellsit, lindi me nivele të ulëta të rrahjeve të zemrës bën të ditur mediumi britanik.

Sipas hetimit gjyqësor, foshnja vdiq më 5 maj.

- Advertisement -

Shkaku kryesor i vdekjes u cilësua encefalopatia ishemike hipoksike e rënduar, domethënë mungesa e trurit me oksigjen dhe gjak. Koronavirusi u rendit si shkak dytësor i vdekjes.

Lauren Howitt, një oficer i lartë, tha që mësoi nga seanca dëgjimore se nëna u zbulua se kishte koronavirus menjëherë pas lindjes.

- Advertisement -

Numri i jetëve të humbura në total në Britani të Madhe lidhur me Covid-19 shkoi në mbi 33 mijë sot, pasi vendi raportoi 494 vdekje të reja përbrenda periudhës 24-orëshe të mërkurën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit