12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Dalin detaje të reja/ Automjeti i Milan Ivanoviç është goditur me 5-6 pIumba

Rekomandime

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin ndaj Milan Ivanoviçit.

Mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara është goditur me disa PIUMBA një automjet në Zveçan, që më pas u konfirmua se vetura ishte pronë e ish drejtorit të spitalit rajonal në veri, Milan Ivanoviç.

- Advertisement -

Mediat serbe kanë shkruar se nuk ka të lënduar.

Sipas informatave të deritashme, ngjarja ka ndodhur pas orës 18.00.

- Advertisement -

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rastin, ndërsa zëvendëskomandanti i Drejtorisë së Policisë majori Besim Hoti, e konfirmoi se “ka pasur të shtëna, por ende nuk dihet më shumë për rastin”.

- Advertisement -

“Ajo që mund të them është se një automjet është dëmtuar si pasojë e të shtënave në të, të dhënat e para janë se për fat nuk ka persona të lënduar” tha Hoti.

“Në vendin e ngjarjes deri vonë kanë qëndruar njësitet hetuese dhe forenzika për të shikuar vendin e ngjarjes, ndërsa aktualisht nuk ka ndonjë të dyshimtë”, ka thënë Hoti.

Në automjet bazuar në fotot e publikuara shihen gjurmët e dëmtimit.

Automjeti është goditur me 5-6 PIUMBA, ndërsa hetimet vazhdojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit