4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Befason Tahirsylaj: Edhe nesër temperatura përvëluese, nga e mërkura mund të ketë breshër

Rekomandime

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje. Mirëpo siç duket ditëve të nxehta në Kosovë po iu vjen fundi. Ani se temperaturat për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius, nga nesër moti pritet që të ftohet.

Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcjellët me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

E nga e enjtetja, Tahirsyla po deklaron se vendi mund të përballet me reshje breshëri ani se Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër reve dhe breshërit. Tahirsylaj thotë se gjithçka është në doren e perendisë

Do të jetë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, thotë eksperti i meteorologjisë në Kosovë, Sylë Tahahirsylaj.

E në bazë të matjeve profesionale që janë bërë në stacionin meteorologjik satelitor i cili funksionin në kuadër të fakultetit të Bujqësisë, temperaturat maksimale për ditën e sotme kanë arritur në 36, 2 gradë celsius.

- Advertisement -

Temperaturat minimale në shkallë vendi pas ditës së mërkurë do të luhatet nga 12 deri në 14 dhe më e larta ditore 22-25 gradë celsius.. Ndërkohë sipas matjeve temperaturat për ditën e sotme do të shkojnë deri në 36.2 gradë celsius”, thotë Tahirsylaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit