-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Befason Vjosa Osmani: Taksën ndaj Serbisë do ta heq për 5 minuta

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi dhe se taksa do të hiqet nëse Serbia do të bashkëpunon me Kosovën për të pagjeturit.

Osmani ka thënë se procesi i dialogut duhet të udhëhiqet nga një njeri që nuk mund të shantazhohet dhe se nuk do të lejojë që pjesë e bisedimeve të jetë ndryshimi i kufijve.

- Advertisement -

Po ashtu Osmani ka thënë se taksa 100% do të hiqet nëse Serbia në shkëmbim jep të dhënat e 1700 të zhdukurve të Kosovës gjatë luftës, pra nëse jep të dhënat e të pagjeturve dhe kthen eshtrat e tyre.

Tarifa do të bëhet pjesë e reciprocitetit me Serbinë. Në do të kërkojmë që Serbia të kthehet në tavolinën e dialogut. Sot Serbia nuk pranon shumë mallra kosovare dhe shkaku i tyre krijon bllokada jotarifore. Reciprociteti i plotë është edhe më i ashpër se taksa. Jo një tarifë por 100 tarifa i heq nëse Serbia në shkëmbim jep të dhënat e 1700 të zhdukurve. Nëse Serbia jep të dhënat për të pagjeturit, unë do të kthehesha dhe ta heqsha taksën”, duke shtua se kjo e fundit është vendosur për të mbuluar skandalet e qeverisë Hardinaj.

Ajo tutje ka shtuar se temë esenciale e dialogut Kosovë-Serbi, është çështja e të pagjeturve, reparacionet për dëmet e luftës dhe çështjet tjera që janë kusht për normalizim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit