8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

“Bëhet i gjallë” prokurori Elez Blakaj: Përpjekjet për ta dirigjuar drejtësinë nuk do të shkojnë larg

Rekomandime

Lajmërohet ish – prokurori i rastit të veteranëve Elez Blakaj: Përpjekjet për ta dirigjuar drejtësinë nuk do të shkojnë larg.

- Advertisement -

Ish-prokurori, Elez Blakaj, ka bërë një postim në Facebook pas një kohe larg vëmendjes së medieve. Ai ka folur për drejtësinë në Kosovë.

“Pavarsishtë përpjekjeve dhe improvizimeve të vazhdueshme për të mbajtuar gjallë një system gjyqësorë të dirigjuar, nuk do të kenë jatëgjatësi”, ka thënë ai.

“Ky degradim i institucioneve të drejtësisë i cili e ka goditë në themel funksionimin e shtetit, akoma më shumë do ta nxit dhe rrit nevojën për reforma të thella në drejtësi, si përgjigjie e natyrshme në raport me kërkesat e qytetarve për një drejtësi të dinjitetshme!”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Kur vie koha për të ndodhur dicka, është e pamundur ta ndalosh ose improvizosh zgjidhje artificiale, e këtë më se miri e ka thënë Victor Hugo….. “Nuk ka asgjë më të fuqishme se një ide, koha e së cilës ka ardhur!”

“Jo improvizime!”, përfundon Blakaj i cili është në SHBA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit