18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Behgjet Pacolli shpall persona non-grata në Kosovë mbështetësin e Millosheviçit

Rekomandime

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ka shpallur persona non-grata në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Pacolli ka shkruar se këtë vendim e ka marrur pasi fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.

- Advertisement -

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që shkrimtari austriak i cili mori Çmimin Nobel për Letërsi ka marrë reagime të shumta pasi është shpërblyer nga Akademia Suedeze.

- Advertisement -

Handkes dje i është ndarë çmimi nga Akademia Suedeze.

Por, ceremoninë e ndarjes së çmimit, nga afër në Sallën e Koncerteve të kryeqytetit suedez, nuk do ta ndjek ambasadorja e Kosovës në këtë shtet Shkëndije – Geci – Sherifi.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka thënë Pacolli, ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

E në shenjë proteste, nga afër nuk do ta ndjekin edhe shumë vende të tjera.

Të pranishëm në Sallën e Koncerteve të Stokholmit, nuk do të jenë as përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje – Hercegovinës, të Kroacisë, Turqisë dhe të Afganistanit.

Ndërkohë, në shenjë proteste edhe dy anëtarë të komitetit të Nobelit, kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin, Peter Englud, refuzuan të marrin pjesë në ceremoninë e këtij viti.

Ndërkohë, në fjalimin e tij të premten, Peter Handke nga gazetarët u pyet se pse e mohoi masakrën e Sebrenicës.

Por, pyetjeve Handke u përgjigj duke thënë që tani nuk është momenti të përgjigjet në këtë pyetje.
“Kjo është një histori e gjatë. Ta tregoj këtë storie këtu, mendoj që nuk është momenti i duhur”, ka thënë Handke.

Ndryshe, në muajin tetor kur u bë i ditur se Peter Handke ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsi, pati reagime të shumta.

Madje, mbi 60 mijë njerëz e kanë firmosur një peticion, përmes të cilit i bëhet thirrje komitetit të Nobelit, ta revokojë çmimin i cili iu nda një përkrahësi të madh të Slobodan Milloshevicit.

Peter Handkes do t’i dorëzohet një çek në vlerë mbi 800 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit