1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Behgjet Pacollit s’kemi me ia ndëgju më zanin në Kuvend

Rekomandime

Derisa deputeti Behgjet Pacolli fliste në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetë të tjerë dëgjoheshin gjithashtu, çka edhe e pengoi kreun e AKR-së në fjalimin e tij.

- Advertisement -

Pacolli, i nervozuar tha se nuk do të marrë fjalën edhe njëherë në Kuvendin e Kosovës dhe i quajti të paedukuar deputetët që bënin zhurmë.

Gjatë fjalimit të tij Pacolli u përpoq të flasë rreth problemit të vërshimeve.

“Po i kthehem një problem tjetër, natyra e Kosovës, ky kopsht që perëndia e ka falë për njerëzit që jetojnë këtu, është duke u shkatërruar. Nuk e di a diskutohet në qeveri tek ju, ai bjen ndërmend dikujt nga qeveritë apo ministrat që të diskutojë për këtë gjë. Malet shkatërrohen, malet prehen, kur ka të reshura atëherë kemi edhe vërshime të mëdha. Shiqoni, pak kujdes, kam qenë i edukuar dhe nuk kam ndërhy, është edukatë më duket”, tha Pacolli.

- Advertisement -

As në përpjekjen e dytë për të dërguar në fund fjalimin e tij, Pacolli nuk pati sukses.

Aty ka ndërhyrë edhe kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, e cila u kërkoi deputetëve të tjerë të mbajnë qetësi derisa dikush flet.

- Advertisement -

“Ne sot jemi të njohur si njerëz që jetojnë me mbeturinat dhe jemi në harmoni me to… Unë po ndalem kryesuese dhe nuk e marrë asnjëherë fjalën me njerëz të paedukuar”, tha Pacolli.

Pas kësaj, Pacolli ka shkruar edhe në llogarinë e tij Facebook ku i ka quajtur adoleshentë deputetë që bënin zhurmë.

“Parlamenti i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve por institutucion ku diskutohen seriozisht problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Kosovës. Sot gjatë fjalës time në kuvend(isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj, si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinjë me sjellje adoleshentësh ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë. Unë e dëgjoj fjalën dhe kontributin e secilit dhe është e rrugës që edhe unë të kërkoj qetësi kur flas. Kush nuk dëshiron me ndëgju, le të dal jashtë dhe mos të krijojë atmosferë kaosi”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit