10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bëhuni gati: Këto temperatura iu presin 5 ditët e ardhshme në Kosovë

Rekomandime

Nga e mërkura në vendin tonë parashihet që moti të jetë pak më i ftohtë dhe të shënohet rënie e ndjeshme e temperaturave, me mundësi për reshje të dobëta shiu, transmeton Gazeta Metro.

Ditën e martë temperaturat minimale do të zbresin deri në 11C, e maksimalet do të ngrihen deri në 30C. Nga dita e mërkurë, minimalet gradualisht do të zbresin nga 11C në 6C, e maksimalet do të luhaten nga 18C deri në 21C.

Parashikimi për datat 17-21 shtator:

- Advertisement -

17.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.09 – Më ftohtë, pjesërisht vranët. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

19.09 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

- Advertisement -

20.09-21.09 – Në mëngjes ftohtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

Të martën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s, e nga dita e mërkurë nga verilindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e më pas gradualisht do të rritet lartë mbi këto vlera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit