-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

BE’ja i dorëzon Kosovës pjesën e parë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh për luftimin e Covid-19

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka njoftur se sot Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë ka dorëzuar pjesën e parë të ndihmës nga BE’ja për Kosovën prej 5 milion eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh’ja ka bërë me dije se kjo ndihmë, e bartur me 5 kamionë, përfshin mbi 1.4 milionë doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 4 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 4 mijë litra dezinfektues duarsh, 10 mijë palë shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike.

“Ky është momenti kur mund të ofrojmë mbështetje konkrete të Bashkimit Evropian për njerëzit në nevojë dhe profesionistët e shëndetësisë, ata që janë në vijën e parë të kësaj pandemie – në luftë për të shpëtuar jetët e njerëzve”, tha Ambasadorja Apostolova pas dorëzimit të pajisjeve.

Furnizimet e tjera medicinale do të përfshijnë ventilatorë, pompa infuzioni, automjete ambulancë, oksimetra pulsi, shtretër spitalorë, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë, maska, teste, epruveta, barna dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

- Advertisement -


Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë për grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit