3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Coronavirusi i merr jetën babait të kandidates së VV’së për deputete

Rekomandime

Sekretarja Organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedit ka njoftuar se babai i kandidates për deputete nga kjo parti, Vlora Gjakova, ka ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit.

- Advertisement -

Haxhimehmedi ka shkruar se babai ish-kandidates së VV’së për deputete, Vlera Gjakova e cila është me prejardhje nga Shkupi ka ndërruar jetë sot.

“Sot u nda nga jeta babai i aktivistës sonë nga Shkupi, Vlera Gjakova. Jahja Gjakova, me prejardhje nga qyteti i Pejës së Kosovës, u nda nga jeta në moshën 62 vjeçare.Edhe përkundër një jetë të mbushur me lumturi së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij, babai i Vlerës më në fund iu dorëzua virusit. Mirëpo, kujtimet e mira me dhe për të, Vlera dhe familjarët dhe të afërmit e tjerë do t’i kenë përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Në pamundësi të pjesëmarrjes në varrimin e sotëm, ajo i ka shprehur ngushëllime aktivistes së VV’së nga Shkupi.

- Advertisement -

“Urojmë që lufta të përqendrohet te virusi, së bashku, pa rrezikuar më tej jetët e njerëzve në të tashmën dhe në të ardhmën.Ne si bashkaktivistë, në pamundësi të marrjes pjesë në varrimin e sotëm, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta Vlerës dhe gjithë familjes Gjakova”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit