8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bekë Berisha kërkon ndihmën e Shqipërisë: Albin Kurti ia hapi Serbisë dyert e Amerikës

Rekomandime

Deputeti i AAK-së së Ramush Haradinajt, Bekë Berisha, po thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka hapur dyert Serbisë në Amerikë.

Ky reagim i Berishës vjen pasi ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se në vitin e parë, diplomacia e Qeverisë Kurti ka shërbyer më shumë për përplasje me Tiranën dhe sulme ndaj UÇK’së sesa për të mirëmbajtur raportet me miqtë.

Deputeti Berisha thotë se pavarësisht paralajmërimeve për performancën e Qeverisë Kurti, nuk e kishte besuar që do të vinte puna që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë e t’i mbylleshin Kosovës.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

ALBIN KURTI IA HAPI DYERT E AMERIKÊS SERBISË

Lufta e UÇK-së ishte serioze, e guximshme dhe determinuese në krijimin e aleancës me ShBA-në, NATO-n dhe shtetëve tjera Perendimore. Gjithashtu, ishte meritë e spektrit politik të kohës që u bashkua, pavarësisht ndasive, dhe zhvilloi një diplomaci të qartë pro amerikane e evropiane duke e çuar Kosovën drejt pavarësisë së saj. Kjo aleancë nuk ishte cënuar asnjëherë deri me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Albin Kurti arriti në më pak se një vit ti kthej mbrapa të gjitha arritjet e Kosovës në rrafshin diplomatik duke e izoluar Kosovën, jo vetem nga Amerika, por edhe nga Tirana. Në vitin e parë të kësaj Qeverie diplomacia e Kosovës ka shërbyer më shumë për të sulmuar Tiranën dhe UÇK-në sesa për të ndërtuar e mirëmbajtur marrëdhënie me miqtë tanë.

Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj Qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe do ti mbylleshin Kosovës.

Tejet të shqetësuar me izolimin tonë dhe riorientimin pro amerikan të Serbisë, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet dhe ti jap fund kësaj qasje amatoreske. Ndërkohë, i bëjmë thirrje Tiranës që, pavarësisht kontributit të çmueshëm që ka dhënë gjithmonë në krahun e diplomacisë së Prishtinës, të shtoj veprimtarinë e saj diplomatike në ndihmë tonë. Vizita e Marko Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë, është alarmi i fundit për ne për theqafjen e diplomacisë sonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit