13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bekë Berisha kërkon që Policia të jetë në Karaçevë, harron që ka në dispozicion ushtrinë e krijuar nga shefi i tij

Rekomandime

Bekë Berisha ka kërkuar sot në Komisionin Parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që Policia e Kosovës të ndërhyjë në mbrojtjen e kufirit.

- Advertisement -

Këto deklarata i bëri pas rastit të fundit në Karaçevë ku xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.

Por, Beka harron të përmend që në dispozicion ka edhe Ushtrinë e Kosovës e formuar nga shefi i tij, Ramush Haradinaj.

Një nga kompetencat kryesore të ushtrisë është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

- Advertisement -

Berisha si duket ka harruar që në Karaqevë nuk ka pikë kufitare, dhe se policia kufitare nuk ka mision që të jetë në zona të tilla.

Berisha si anëtar i komisionit nuk përmend fare KFOR-in si përgjegjës kryesor për situatën e krijuar vikendin që lamë pas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit